KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rikuperimi pas operacionit, Papa Leo udhëheq lutjen e tij të parë të së dielës

Rikuperimi pas operacionit, Papa Leo udhëheq lutjen e tij të parë të së dielës

Papa Leo XIV ka bërë daljen e tij të parë të madhe publike që nga operacioni për kancerin në mushkëri, duke udhëhequr lutjen e së dielës.

Ai është shprehur se kjo përvojë e ka afruar më shumë me të gjithë ata që vuajnë.

Papa Leo ka falënderuar mjekët për trajtimin mjekësor, si dhe të gjithë ata që u lutën për të, duke shtuar se po kthehet gradualisht në detyrat e tij, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo përvojë më ka dhënë një ndjesi të thellë afërsie me të gjithë ata që po kalojnë një sëmundje ose një gjendje dobësie fizike. Tani që kjo fazë delikate ka kaluar, do t'i rifilloj gradualisht aktivitetet e mia – gjithmonë me ndihmën e Zotit dhe lutjet tuaja. Faleminderit edhe një herë”, u tha ai njerëzve të mbledhur.

Papa është liruar të shtunën nga spitali, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri për heqjen e një mase, e cila më vonë u diagnostikua si adenokarcinomë, formamë e zakonshme e kancerit të mushkërive.

Mjekët thonë se ai është rikuperuar mirë pas operacionit, madje kanë deklaruar se mund ta realizojë udhëtimin në Amerikën Latine, i planifikuar për periudhën 6–17 nëntor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.