KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksoni “Mali” në Gjilan, dy të dyshuarit mbesin në qeli për një muaj

Aksoni “Mali” në Gjilan, dy të dyshuarit mbesin në qeli për një muaj

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave, B. A. dhe S. H., të dyshuar për trafikim të narkotikëve, pasi në një veturë në fshatin Velekincë u gjetën 53.2 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Prokuroria dyshon se nga shtatori i këtij viti deri më 16 tetor, të dyshuarit kanë vepruar në bashkëpunim në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, me qëllim të përfitimit financiar nga trafikimi i narkotikëve.

Sipas hetimeve, B. A. dyshohet se siguronte substancën narkotike, ndërsa S. H. merrej me transportimin e saj.

“Me datë 16 tetor, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës, në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit, në pronën e të pandehurit B. A., në veturën e tij gjenden 10 […] me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit ‘marihuanë’, në peshë prej 53.2 kilogramë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarit ngarkohen me dy vepra penale: organizim, drejtim apo financim të trafikimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, si dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.