KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Prandaj të urren e gjithë bota” – rikthehet përplasja e Viniciusit me lojtarin e Sevillas

“Prandaj të urren e gjithë bota” – rikthehet përplasja e Viniciusit me lojtarin e Sevillas

Një vit pas përplasjes së tyre në fushë, mediat spanjolle kanë rikthyer në vëmendje debatin mes Juan Iglesiasit dhe Vinicius Juniorit, i cili kishte ndodhur gjatë ndeshjes mes Getafes dhe Real Madridit.

Ngjarja ndodhi më 19 tetor 2025, në një ndeshje që Real Madridi e fitoi 0-1 falë golit të Kylian Mbappes. Pas disa përplasjeve gjatë takimit, kamerat e Movistar+ kapën momentin kur Iglesias iu drejtua brazilianit me fjalët:

“Prandaj të urren e gjithë bota. Mëso nga shokët e tu të skuadrës.”

Iglesias, i cili atëherë luante për Getafen dhe tani është pjesë e Sevillas, kishte folur edhe pas ndeshjes për këtë incident.

“Në futboll ka shumë duele dhe përplasje. Janë gjëra që ndodhin gjatë ndeshjes dhe që duhet të mbeten në fushë. Por ka gjëra që nuk mund të lejohen. U thashë shokëve të tij të skuadrës që ta mësojnë të respektojë. Duhet respektuar kundërshtari dhe njerëzit. Kur mungon respekti, lindin këto situata që nuk i pëlqejnë askujt”, kishte deklaruar ai.

Këtë të diel, dy futbollistët nuk do të përballen sërish në Santiago Bernabeu, pasi Vinicius është i pezulluar dhe do të mungojë në ndeshjen mes Real Madridit dhe Sevillas. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.