KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Deçani organizon “Panairin e Gështenjës”, promovohen prodhimet vendore

Deçani organizon “Panairin e Gështenjës”, promovohen prodhimet vendore

Në funksion të promovimit të prodhimeve vendore, dhe zhvillimit ekonomik, në Deçan është organizuar “Panairi i Gështenjës”.

Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aktiviteti tashmë tradicional, Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj tha se fermerët e kësaj ane me punën e tyre të vyer në vazhdimësi janë duke pasqyruar vlerat tradicionale të këtij lokaliteti me prodhime cilësore në dobi të ekonomive të tyre familjare dhe komunës në përgjithësi’

Ramosaj theksoi se përkrahja për fermerët dhe prodhuesit vendorë do të vazhdojë.

 Ndërkaq edhe fermerët janë shprehur të kënaqur me këtë organizim i cili po ua mundëson promovimin e prodhimeve të tyre bujqësore./rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.