KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e gjashtë e protestës, nis grumbullimi para Ministrisë së Arsimit, Rama: Shteti nuk dorëzohet para dhunës

Dita e gjashtë e protestës, nis grumbullimi para Ministrisë së Arsimit, Rama: Shteti nuk dorëzohet para dhunës

Ka nisur këtë të diel në Tiranë protesta e gjashtë studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë mbledhur rreth orës 12:30 para Ministrisë së Arsimit, duke vazhduar mobilizimin e tyre kundër qeverisë.

Protesta e sotme vjen pas disa ditësh demonstratash dhe përplasjesh, ndërsa situata politike në kryeqytetin shqiptar mbetet e tensionuar.

Më herët gjatë së dielës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk do të tërhiqet përballë akteve të dhunës gjatë protestave.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë, Rama u është drejtuar edhe studentëve që kërkojnë dialog me qeverinë, duke i ftuar të zhvillojnë një takim me të në Kryeministri, në fakultet apo përmes një forme tjetër komunikimi.

“Kush do të flasë me mua pa maskë më ka këtu, kush do të më çojë mesazh me maskë mua dhe shtetin më ka përballë. Kjo që po ndodh, Shqipërinë do ta nxjerrë më të fortë”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri ka theksuar kështu se është i hapur për komunikim me studentët, por ka paralajmëruar se institucionet nuk do të tërhiqen përballë dhunës.

Ndërkohë, studentët kanë vijuar protestat para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të valës së demonstratave kundër qeverisë në Tiranë.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.