KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Parisi në flakë e pret Barcelonën, shqetësim para derbit të madh evropian

Parisi në flakë e pret Barcelonën, shqetësim para derbit të madh evropian

Protestat e përhapura në Francë kanë shkaktuar mbi 1.200 arrestime në të gjithë vendin, prej të cilave 855 vetëm në zonën metropolitane të Parisit.

Megjithatë, për momentin nuk është në shqyrtim anulimi i ndeshjes mes PSG-së dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Kryeqyteti francez është përfshirë nga trazira të shumta gjatë fundjavës, të udhëhequra nga protestuesit e njohur si “Jelekët e Verdhë”.

Përleshjet me forcat e rendit kanë prekur disa lagje të Parisit, ndërsa autoritetet kanë angazhuar rreth 5.000 policë dhe kanë ndaluar grumbullimet në zona të rëndësishme të qytetit.

Pavarësisht situatës së tensionuar, ndeshjet e kampionatit francez u zhvilluan normalisht gjatë fundjavës, pa u pezulluar.

Për këtë arsye, edhe dueli i shumëpritur mes PSG-së dhe Barcelonës, i planifikuar për të martën në Ligën e Kampionëve, pritet të zhvillohet sipas programit.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick pritet të udhëtojë drejt Parisit të hënën. Nisja nga aeroporti El Prat është planifikuar në orën 10:30, ndërsa mbërritja në aeroportin Charles de Gaulle rreth orës 12:25.

Pas akomodimit në hotelin Domaine Reine Margot Paris Issy, në periferi të kryeqytetit francez, Barcelona do ta zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin Parc des Princes, në orën 18:30.

Kështu, Barcelona po përgatitet për një përballje të rëndësishme evropiane në një Paris të tensionuar, ku siguria mbetet në qendër të vëmendjes. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.