KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rinea Vitija synon tregun amerikan, në “Weekend” flet për rrugëtimin muzikor (VIDEO)

Rinea Vitija synon tregun amerikan, në “Weekend” flet për rrugëtimin muzikor (VIDEO)

Këngëtarja e re Rinea Vitija, foli për rrugëtimin e saj në muzikë, projektet personale dhe synimet për të ardhmen.

Vitija tregoi në emisionin “Weekend”, se me muzikë ka filluar të merret profesionalisht që në moshën tetëvjeçare, ndërsa përkrahjen më të madhe gjatë këtij rrugëtimi e ka pasur nga familja.

Ajo tha se synon të performojë në skena të mëdha dhe të depërtojë në tregun amerikan.

“Gjithmonë e shoh veten duke performuar në skena të mëdha…synimi im është të arrij tregun amerikan”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Rinea foli edhe për sfidat me të cilat përballen artistët e rinj, duke përmend rëndësinë e punës dhe përkrahjes nga njerëzit e afërt.

Përveç muzikës, ajo është duke ndjekur njëkohësisht dy fakultete, ndërsa në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë që të merret edhe me biznes.

Ndiqni intervistën e plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.