Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja u shpall nënkampione e Europës për kategorinë U20, duke fituar tri medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Durrës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësoi paraqitjen e sportistes shqiptare.
Carja fitoi medaljen e argjendtë në dygarësh me 224 kilogramë dhe në shtytje me 123 kilogramë, ndërsa siguroi medaljen e bronztë në shkëputje me 101 kilogramë.
“Një arritje që shpërblen orët e panumërta të stërvitjes, sakrificat dhe vendosmërinë për të kapërcyer çdo vështirësi”, shkroi Gonxhja, duke përgëzuar sportisten për suksesin e arritur në këtë aktivitet europian.
Burimi: zeri.info ↗

