KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Emiliano Martinez tregon gjendjen pas operacionit në nofull

Emiliano Martinez tregon gjendjen pas operacionit në nofull

Portieri i Chelseat, Emiliano Martinez, ka konfirmuar se operacioni në nofull ka kaluar me sukses, pas lëndimit të pësuar në fitoren 2-0 ndaj Evertonit në kuadër të Ligës Premier.

Portieri argjentinas u lëndua të shtunën, pas një përplasjeje me mbrojtësin Jarrad Branthwaite, teksa po përpiqej të intervenonte në një situatë nga goditja standarde.

Fillimisht, trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, bëri të ditur se Martínez ishte i vetëdijshëm dhe po i nënshtrohej kontrolleve mjekësore në spital.

telegrafi.com

Ekzaminimet e mëvonshme zbuluan se 34-vjeçari kishte pësuar frakturë të nofullës, duke bërë të domosdoshëm intervenimin kirurgjik.

Pas operacionit, Martínez reagoi përmes një postimi në Instagram, ku falënderoi të gjithë ata që i kishin dërguar mesazhe mbështetëse, duke theksuar se ishte i lumtur edhe për fitoren e Chelseat pa pranuar gol.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Operacioni shkoi mirë. Më e rëndësishmja është që fituam dhe nuk pranuam gol. Do të kthehem pas disa javësh”, shkroi portieri argjentinas.

Megjithatë, rikthimi i tij në fushë mund të marrë më shumë kohë. Sipas gazetarit argjentinas César Luis Merlo, Martínez pritet të mungojë për gjashtë deri në shtatë javë, përkatësisht të paktën 40 ditë.

Pavarësisht lajmit pozitiv për suksesin e operacionit, Chelsea ende nuk ka një datë të konfirmuar për rikthimin e portierit, i cili do të fokusohet te rikuperimi gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.