KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi po mendon ta bëjë yllin e Man Cityt goditjen e madhe të verës

Real Madridi po mendon ta bëjë yllin e Man Cityt goditjen e madhe të verës

Real Madridi duket se e ka pranuar se do të duhet të forcojë opsionet në mesfushë në vitin 2026, pavarësisht investimeve të mëdha të bëra vitet e fundit për Arda Guler, Aurélien Tchouaméni, Eduardo Camavinga dhe Jude Bellingham.

Fillimisht, objektivi kryesor mendohej të ishte Rodri Hernandez i Manchester Cityt, por lidhjet mes ‘Los Blancos’ dhe reprezentuesit spanjoll janë zbehur kohët e fundit.

Ai ishte identifikuar si objektivi kryesor për vitin 2025 pas Kampionatit Europian, por një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar e shtyu Real Madridin të tërhiqej përkohësisht.

Pas mungesës gjatë gjithë sezonit të kaluar, Rodri ka pasur probleme të vazhdueshme me dëmtimet edhe këtë sezon, duke luajtur vetëm 415 minuta me Manchester Cityn.

Megjithatë, në ndeshjen kundër Sunderlandit në ditën e Vitit të Ri, ai hyri në lojë në pjesën e dytë dhe u duk si në formën e tij më të mirë, duke kontrolluar lojën për Cityn dhe duke diktuar ritmin.

Sipas Marca, Real Madridi vazhdon të monitorojë ecurinë e Rodrit dhe ai mbetet një opsion për vitin 2026, nëse dëshmon se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

29-vjeçarit do t’i mbetet vetëm një vit kontratë, çka mund ta shtyjë Realin të kërkojë një marrëveshje me kosto më të ulët për Rodrin, i cili në të kaluarën ka pranuar se dëshiron të rikthehet një ditë në La Liga.

Edhe pse situata kontraktuale mund të luajë rol, duket e mundshme që Manchester City të kërkojë një shumë të konsiderueshme për fituesin e Topit të Artë.

Raportet e fundit kanë pohuar gjithashtu se Real Madridi po afrohet drejt një lëvizjeje për mesfushorin e AZ Alkmaar, Kees Smit, verën e ardhshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.