Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar organizatorët e protestave të dhunshme në vend për përfshirje kriminale dhe ndikim të huaj.
Rama tha se ato janë të organizuara qëllimisht për të penguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Këtë deklarim ai e bërë në një paraqitje live ku iu drejtua qytetarëve këtë mëngjes.
Shefi i qeverisë shqiptare, i ka cilësuar studentët që protestojnë në bulevard si pengje të një grupi personash të maskuar, të cilët, sipas tij, po përdorin edhe të mitur gjatë përplasjeve me Policinë.
Ai i ka ndërlidhur protestat në Shqipëri me demonstratat e zhvilluara në vende të tjera, duke përmendur Parisin, Romën, Milanon, Torinon, Portugalinë dhe Brazilin. Sipas tij, një pjesë e studentëve që marrin pjesë në protesta janë radikalizuar dhe ndikuar nga ide ekstremiste.
Siç theksoi ai protestat kanë edhe prapavijë politike, pasi po zhvillohen në një periudhë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, transmeton Klankosova.tv
“Kur është më afër se kurrë ëndrra historike, shfaqet kjo plagë e tmerrshme, e gjitha e inskenuar”, ka deklaruar Rama.
Megjithatë, kryeministri ka pranuar se të rinjtë janë të pakënaqur dhe kërkojnë ndryshime, duke e ndarë këtë pakënaqësi nga veprimet e dhunshme për të cilat ai fajëson një grup protestuesish.
“Po, të rinjtë janë të frustruar dhe të zemëruar. Po, studentët duan më shumë, duan ndryshim”, ka thënë ai.

