KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapet ngarkesa e dyshuar për kontrabandë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Kapet ngarkesa e dyshuar për kontrabandë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kontrabandim me mallra dhe shmangie të pagesës së tarifave doganore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:40, kur njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare ndaluan për kontroll një automjet transportues (kombi) me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy të dyshuar meshkuj.

Gjatë kontrollit, policia gjeti një sasi të konsiderueshme mallrash të kategorive të ndryshme, përfshirë barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje, pajisje teknologjike, kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.

Të dyshuarit kanë deklaruar gjatë intervistimit se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kanë paraqitur dokumentacion që dëshmonte importin e tyre të ligjshëm.

“Në cilësi të provës materiale përveç mallrave të gjetura është sekuestruar edhe automjeti transportues. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.