KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raportohet për të vdekur dhe të plagosur pasi një zjarr i madh përfshiu një bazë ushtarake në Kanada

Raportohet për të vdekur dhe të plagosur pasi një zjarr i madh përfshiu një bazë ushtarake në Kanada

Një zjarr i madh pranë një baze ushtarake kanadeze në Alberta ka shkaktuar viktima dhe të plagosur, njoftoi ministri i Mbrojtjes, pa specifikuar numrin e saktë të tyre.

Forcat e Armatosura Kanadeze po bashkëpunojnë me autoritetet vendore për të vënë zjarrin nën kontroll dhe po hetojnë shkaqet e tij, deklaroi David McGuinty, duke e përshkruar situatën si “shumë, shumë aktive dhe delikate”.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, shkroi në platformën X se ka ndodhur një “incident serioz që ka shkaktuar një zjarr të madh”, duke shtuar se “mendimet e tij janë me të gjithë burrat dhe gratë e guximshme që janë prekur nga kjo ngjarje”.

Baza ushtarake “Wainwright”, ku shpërtheu zjarri, është një nga bazat e trajnimit ushtarak më të ngarkuara në vend.

Korporata Kanadeze e Transmetimeve (CBC) e përshkruan atë si “bazën kryesore për stërvitje me municion luftarak”.

Sipas CBC, në një ditë të zakonshme, në këtë bazë ndodhen rreth 690 pjesëtarë të personelit ushtarak dhe 300 punonjës civilë.

Distrikti Bashkiak i Wainwright njoftoi se zjarri i së shtunës “u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta” dhe theu gardhet rrethuese të bazës.

McGuinty u tha gazetarëve se “nuk mban mend të ketë ndodhur një incident i tillë në kohët e fundit”.

E kryeministrja e provincës së Albertas, Danielle Smith, u shpreh se ky “zjarr i madh dhe tragjik” po “prek shumë nga pjesëtarët e guximshëm të personelit ushtarak” të provincës.

Ajo shtoi se autoritetet provinciale janë në kontakt me qeverinë qendrore për të menaxhuar situatën dhe për të kryer hetimet përkatëse.

Nuk është ende e qartë se kur ka shpërthyer zjarri, por njoftimi i parë nga distrikti për këtë incident u publikua rreth orës 17:30 me orën lokale.

Autoritetet vendore u kanë bërë thirrje banorëve që ta shmangin zonën dhe t’u hapin rrugën automjeteve të shërbimeve të urgjencës.

Provincat fqinje kanë ofruar mbështetjen e tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.