KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Komuna e Mitrovicës ndërhyn në hapësirat përreth Spitalit Rajonal, nis aksioni për pastrim dhe mirëmbajtje

Komuna e Mitrovicës ndërhyn në hapësirat përreth Spitalit Rajonal, nis aksioni për pastrim dhe mirëmbajtje

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka ndërmarrë aktivitete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth Spitalit Rajonal të Mitrovicës, me synim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të përshtatshëm për pacientët, stafin shëndetësor dhe qytetarët.

Sipas njoftimit të komunës, aktiviteti është realizuar në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike pranë institucioneve shëndetësore.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka publikuar fotografi nga ky aktivitet, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes më të madh ndaj mjedisit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë.

“Objektet shëndetësore dhe hapësirat përreth na duhen të pastra. Le t’i kontribuojmë të gjithë!”, ka theksuar Peci.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.