KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dhuna përfshin Francën, mbi 1 mijë të arrestuar pas protestave

Dhuna përfshin Francën, mbi 1 mijë të arrestuar pas protestave

Dhuna shpërtheu në disa pjesë të Francës të shtunën, gjatë ditës së fundit të protestave kundër vështirësive në shkolla dhe rritjes së kostos së jetesës.

Të paktën 1 mijë 200 persona u arrestuan, ndërsa rreth 550 mijë njerëz dolën në rrugë për të protestuar. Qeveria franceze e cilësoi situatën si një “përshkallëzim të dhunës”.

Në Paris, përplasjet me policinë e trazirave vazhduan deri në orët e mbrëmjes. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmat.

Në kryeqytet dhe në qytete të tjera u dogjën ndërtesa. Në Limoges, një zjarr i madh në ndërtesën e bashkisë shkaktoi shembjen e pjesshme të çatisë.

Në disa qytete shpërthyen grabitje, ndërsa u raportuan dëmtime të shumta ndaj ndërtesave të bashkive dhe bizneseve.

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, deklaroi se gjatë trazirave u plagosën 150 efektivë të policisë, transmeton Klankosova.tv

Në Paris, marshimi kryesor dukej se po zhvillohej kryesisht në mënyrë paqësore gjatë pasdites. Një grup të rinjsh i thanë BBC-së se ishin “pacifistë” dhe se po përpiqeshin të sillnin ndryshime, por “asgjë nuk po ndryshon”.

Megjithatë, me kalimin e orëve, disa grupe filluan të ndezin zjarre në rrugë dhe t’u vënë flakën automjeteve, edhe në vende të njohura të qendrës së qytetit, si sheshi Place de la Republique.

Dyqanet u plaçkitën, të paktën një restorant u shkatërrua plotësisht nga zjarri, ndërsa gazetarët e BBC-së panë edhe përleshje mes disa prej grupeve të pranishme.

Policia e trazirave u pa duke sulmuar një turmë në qendër të Parisit dhe duke goditur disa persona me shkopinj gome.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.