KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kaia Gerber shfaqet për herë të parë në publik pas vdekjes së të vëllait, Presley

Kaia Gerber shfaqet për herë të parë në publik pas vdekjes së të vëllait, Presley

Modelja, Kaia Gerber, është fotografuar në Los Angeles gjatë një daljeje të vetme, disa javë pas vdekjes së të vëllait, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare.

25-vjeçarja u shfaq me veshje të thjeshtë, syze dielli dhe një çantë Fendi mbi supe.

Sipas Daily Mail, nëna e saj, Cindy Crawford, vizitoi fillimisht shtëpinë e Presley-t dhe më pas shkoi në banesën e Kaia-s për të parë si po përballonte vajza humbjen.

Presley, djali i Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, u gjet i vdekur më 20 shtator, ndërsa qëndronte në një qendër rehabilitimi në Santa Monica të Kalifornisë.

Sipas raportimeve, dyshohet se vdekja lidhet me një mbidozë. Ai kishte folur më parë publikisht për betejën shumëvjeçare me varësinë nga droga dhe problemet e shëndetit mendor.

Pak javë para tragjedisë, Kaia kishte treguar për revistën Vogue se problemet e të vëllait kishin ndikuar thellë në të gjithë familjen.

Ndërkohë, burime pranë saj i thanë Daily Mail se modelja po përjeton një periudhë të vështirë zie dhe se partneri i saj, aktori Lewis Pullman, po i qëndron pranë.

Sipas të njëjtave burime, Kaia është ende në gjendje shoku dhe po përpiqet të përballojë humbjen e të vëllait, me të cilin kishte pasur një lidhje shumë të ngushtë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.