KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri.

Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja e sheshit pas protestës së sotme ku pati përplasje të ashpra mes policisë e protestusve, ka thënë se kriza e tanishme nuk zgjidhet me polici, porse ajo kërkon zgjidhje politike.

Gazetari ka shtuar edhe se, momenti është që të ketë një zgjidhje, dhe se, nëse dikush ndihet përgjegjës, atëherë, duhet të gjejë zgjidhjen e situatës aktuale.

‘’I zgjuar është ai që gjen zgjidhje, i fortë është ai që di të bëj marrëveshje. Këto janë fjalët më normale që mund të thuhen pas 5 ditëve protestave në Tiranë. Ju thotë një njeri i cili ka ecur nëpër gurët e 1991, nëpër gurët e ’97, që e ka parë tri herë Shqipërinë në momente tejet delikate. Pyetja ime e parë dhe vetme është çfarë duhet një Shqipëri e tillë? Ç’i duhet kryeministri, një kryeministri që ruhet me forcat RENEA? Ç’i duhet opozitës një parlament, kur protestuesit jashtë nuk pyesin për të? Ç’i duhet qytetarëve që protestojnë një Tiranë e rrënuar e cila nuk është as e Ramës as e Berishës, është e të gjithë shqiptarëve. Kur të gjithë mendojnë se kanë të drejtë, e drejta s’është e askujt. Ndaj është momenti më i mirë për një zgjidhje. Nëse dikush ndihet përgjegjës për këtë vend, duhet të gjejë një zgjidhje. Zgjidhja nuk është as të kokëfortësia as te inati.

Kjo krizë nuk zgjidhet me polici

Kjo krizë  kërkon zgjidhje politike”, ka shkruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.