Lionel Messi është shumë pranë thyerjes së një rekordi historik në MLS, që mbahet nga legjenda kolumbiane Carlos “El Pibe” Valderrama.
Ylli argjentinas vazhdon të shkëlqejë me Inter Miamin, pavarësisht se është tërhequr nga kombëtarja e Argjentinës.
Në dy ndeshjet e fundit, Messi ka regjistruar tri kontribute në gola.
Në fitoren 2-0 ndaj New York Cityt, më 14 tetor, Messi asistoi për Rodrigo De Paulin, duke arritur në kuotën e 49 asistimeve në tri sezone të MLS-së.
Rekordi aktual i përket Carlos Valderramës, i cili regjistroi 53 asistime gjatë tri sezoneve, nga viti 1998 deri më 2000.
Kështu, Messit i nevojiten edhe vetëm katër asistime për ta barazuar këtë arritje historike.
Valderrama kërkon Topin e Artë për Messin
Ish-ylli i kombëtares së Kolumbisë ka shprehur edhe admirimin e tij për Messin, duke thënë se argjentinasi e meriton Topin e Artë të vitit 2026.
Valderrama vlerësoi se Messi e ka shfrytëzuar me zgjuarsi aventurën në MLS dhe po përgatitet për ta luajtur Botërorin e ardhshëm në nivelin më të lartë, pavarësisht se është 39-vjeçar.
Tashmë, vëmendja është te Messi, i cili synon të vazhdojë me paraqitje vendimtare dhe të shkruajë një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e futbollit amerikan. /Zëri

