KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Foto që tregojnë pasojat e sulmit amerikan në Venezuelë

Foto që tregojnë pasojat e sulmit amerikan në Venezuelë

Siç është raportuar, SHBA-të kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë në kryeqytetin e Venezuelës, ku presidenti i saj Nicolas Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi.

Fotot më poshtë tregojnë pasojat menjëherë pas sulmit në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas.

Ndryshe, gjatë sulmit SHBA-të arrestuan presidentin venezuelian Nicolas Maduro për t’u gjykuar në SHBA, sipas një senatori republikan i cili thotë se ka folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

“Ai më informoi se Nicolás Maduro është arrestuar nga personeli amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në Shtetet e Bashkuara dhe se veprimi që pamë sonte u ndërmor për të mbrojtur ata që ekzekutojnë urdhrin e arrestit”, shkroi senatori i Utah, Mike Lee.

“Ky veprim ka të ngjarë të bie brenda autoritetit të lindur të presidentit sipas Nenit II të Kushtetutës për të mbrojtur personelin amerikan nga një sulm aktual ose i afërt”, shtoi Lee. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.