KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paralajmërimi i Gjinit: Përgatitet Aleanca, së shpejti në pushtet (VIDEO)

Paralajmërimi i Gjinit: Përgatitet Aleanca, së shpejti në pushtet (VIDEO)

Aleanca ka prezantuar para strukturave të saj strategjinë e re politike, duke vënë theksin te forcimi i rolit opozitar në Kuvend dhe përgatitja konkrete për marrjen e përgjegjësive qeverisëse në të ardhmen.

Në sallën ku u mblodhën strukturat partiake, krahas flamurit shtetëror të Kosovës dhe atij të partisë, u vendosën edhe simbolet e organizatave ndërkombëtare ku synohet anëtarësimi i Republikës. Megjithatë, për të arritur deri tek këto synime, nga Aleanca u theksua se kërkohet përkushtim dhe punë e vazhdueshme, raporton Klan Kosova.

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini theksoi se partia po bëhet gati për të ofruar alternativa konkrete qeverisëse.

Gjatë prezantimit të strategjisë, theks i veçantë iu kushtua sektorëve jetikë si shëndetësia, arsimi dhe në veçanti zhvillimi ekonomik, për të cilin u vlerësua se gjendja aktuale nuk është e mirë. Sipas Gjinit, qytetarëve duhet t'u garantohen kushte dinjitoze jetese për të frenuar largimin e tyre nga vendi.

Nga ky tubim u drejtuan kritika edhe ndaj qeverisjes aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, me vlerësimin se vendi nuk po ecën në rrugën e duhur të mirëqenies sociale. Për këtë arsye, u kërkua angazhim maksimal dhe përmirësim i vazhdueshëm në terren, në mënyrë që partia të fitojë besimin e plotë të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

Në përmbyllje, u nënvizua se Aleanca nuk do të dorëzohet para sfidave dhe se peshën e saj në skenën politike do ta ushtrojë gjithnjë me përgjegjësi të lartë shtetërore.

Për më shumë, ndiqeni kronikën më poshtë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.