KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia italiane përplaset me protestuesit në qendër të Milanos

Policia italiane përplaset me protestuesit në qendër të Milanos

Policia italiane përdori gaz lotsjellës të shtunën pasi u sulmua nga protestues, të cilët hodhën gurë dhe objekte të tjera gjatë përleshjeve në sheshin përballë katedrales gotike të Milanos, raportuan mediat italiane.

Policia, e pajisur me mjete për kontrollin e turmave, u përpoq gjithashtu të largonte protestuesit me fytyra të mbuluara nga "Galleria Vittorio Emanuele II" – një kompleks luksoz dyqanesh që ndodhet në njërin krah të sheshit të katedrales – ndërsa grupe të caktuara u shkëputën nga një protestë kundër kostos së lartë të jetesës, transmeton Klankosova.tv.

Stacioni i metrosë "Duomo" (Katedralja) u mbyll gjatë përleshjeve, ku sipas mediave italiane pati disa të plagosur dhe u kryen disa arrestime.

Në qytetin e Bolonjës, në Italinë veriore, policia përdori topa uji për të shpërndarë turmat dhe arrestoi shtatë persona, pasi një tjetër protestë degjeneroi në dhunë, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas Reuters, këto përleshje të kujtonin dhunën në Francën fqinje, ku të shtunën dhjetëra mijëra njerëz – të zemëruar nga rritja e kostove dhe përkeqësimi i shërbimeve publike – dolën në rrugë, në disa prej protestave më të dhunshme të viteve të fundit në atë vend. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.