KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Spalletti e çon në qiell Zhegrovën: Është shkatërrues për kundërshtarët, meriton më shumë minuta

Spalletti e çon në qiell Zhegrovën: Është shkatërrues për kundërshtarët, meriton më shumë minuta

Luciano Spalletti ka folur për cilësitë e Edon Zhegrovës, duke e vlerësuar talentin dhe aftësinë e sulmuesit kosovar për të krijuar probleme për mbrojtjet kundërshtare, por edhe duke theksuar rëndësinë e ekuilibrit taktik të skuadrës.

Trajneri italian ka nënvizuar se lëvizjet e Zhegrovës janë të paparashikueshme, një karakteristikë që e bën atë të rrezikshëm në duelet individuale dhe i jep mundësi të krijojë zgjidhje edhe në situata të vështira.

“Zhegrova ka aftësi të jetë shkatërrues për kundërshtarët, falë karakteristikave të tij dhe mënyrës se si luan. Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme për kundërshtarët, por ndonjëherë janë të paparashikueshme edhe për vetë atë”, ka deklaruar Spalletti.

Tekniku italian ka shpjeguar se sulmuesi kosovar është i gatshëm të ndryshojë drejtimin dhe planet gjatë një aksioni, duke u përpjekur të gjejë zgjidhjen më të mirë, edhe kur situata nuk zhvillohet sipas parashikimeve.

Megjithatë, Spalletti ka vënë në dukje se kjo liri në lojë nuk përputhet gjithmonë me ekuilibrin taktik që kërkon skuadra. Sipas tij, përdorimi optimal i Zhegrovës varet edhe nga mënyra se si organizohet pjesa tjetër e ekipit.

“Ai mund të gjejë hapësirën e duhur në skuadër nëse arrijmë të vendosim ekuilibrin e duhur në krahun tjetër të fushës”, ka theksuar trajneri.

Në fund, Spalletti ka dhënë një vlerësim pozitiv për paraqitjet e Zhegrovës, duke lënë të kuptohet se anësori kosovar meriton më shumë mundësi për të dëshmuar veten në fushë.

“Duke u bazuar në atë që na ka treguar, Zhegrova do ta meritonte më shumë kohë loje”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.