KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

Sukseset e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur, teksa këtë herë janë talentet e rinj të grupmoshës U16 që kanë shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në qytetin Arta të Greqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetrajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka, i cili përmes një postimi ka përgëzuar paraqitjen mbresëlënëse të garuesve të rinj kosovarë përballë një konkurrence mjaft të ashpër, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë kampionat, Teuta dhe Emira arritën të stolisën me medalje të arta, duke dominuar kategoritë e tyre, ndërsa Anuari siguroi medaljen e bronztë. Një paraqitje dinjitoze pati edhe Norgena, e cila pas katër fitoreve radhazi arriti deri në luftën vendimtare për medalje, duke u renditur në vendin e pestë.

Gjenerata që po vjen! Teuta, Emira, Anuari e Norgena sot ishin të shkëlqyeshëm! Ballkaniku U16 ishte sot garë e fortë dhe secilit iu desh të fitojë së paku 4-5 lufta deri në luftërat për medalje! Teuta e Emira të arta, Anuari i bronztë e Norgena pas plot 4 fitoreve erdhi deri në luftën për medalje dhe mbeti e 5-ta. Gjeneratë e ndërtuar dhe që afër tyre po vijnë edhe shumë fëmijë të tjerë, po shkëlqejnë në çdo garë!", ka shkruar Kuka.

Kuka gjithashtu ka bërë të ditur se ekipi i Kosovës në këtë garë në Greqi po udhëhiqet nga trajneri Meli Zeka, pjesë e shtabit teknik të xhudos.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.