Patrulla e Autostradave të Kalifornisë ndihmoi në kapjen e një emu-je që kishte dalë e lirë dhe vraponte mes trafikut në një rrugë të Santa Cruz-it.
Zyra e Patrullës së Autostradave të Kalifornisë në Santa Cruz njoftoi përmes rrjeteve sociale se operatorët kishin marrë disa telefonata në lidhje me një emu që kishte hyrë në trafik, në zonën e rrugës “Harper” dhe “17th Avenue” në qytet.
“Edhe pse shpesh kemi të bëjmë me qen, mace, drerë, e ndonjëherë edhe me zogj, një emu ishte diçka e papritur”, thuhej në postim.
Pronari i emu-së mbërriti në vendngjarje dhe efektivët ndihmuan në rrethimin e shpendit, në mënyrë që ai të mund të kthehej i sigurt në shtëpi. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

