KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky thotë se SHBA-ja po punon për të mundësuar një takim me Putinin

Zelensky thotë se SHBA-ja po punon për të mundësuar një takim me Putinin

Mundësia e një takimi me presidentin rus Vladimir Putin mbetet ende në diskutim.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e bëri të ditur këtë gjatë një bisede me gazetarët, sipas një korrespondenti “Ukrinform”, përcjell Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë për këtë. Ato kanë propozuar një takim trepalësh”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Sipas tij, takimi mund të zhvillohet në një vend të Lindjes së Mesme, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe apo Arabia Saudite, ose në Shtetet e Bashkuara gjatë samitit të G20-ës.

“Megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim, as nga Rusia dhe as nga Shtetet e Bashkuara”, ka vënë në dukje Zelensky.

Sipas tij, po shqyrtohet gjithashtu mundësia e një takimi në ndonjë nga vendet evropiane.

“Do të shohim se si do të rrjedhin gjërat pak më vonë”, shtoi Zelensky.

Siç raporton “Ukrinform”, Ukraina vazhdon të bashkëpunojë me të dërguarit e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund agresionit rus. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.