Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka shpalosur para strukturave partiake platformën politike dhe strategjinë zhvillimore, duke theksuar se subjekti i tij po përgatitet të marrë drejtimin e vendit, transmeton Klankosova.tv.
Siç raporton Klankosova.tv, Gjini tha se qytetarët kërkojnë siguri për të ardhmen, paga e pensione dinjitoze, spitale e shkolla më të mira dhe ndalje emergjente të emigrimit, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim dhe fund të gjuhës së urrejtjes politike.
Çka don populli i Kosovës? Çka dojmë prej vendit tonë? Po dojmë siguri. Siguri që nënkupton me u ndi të sigurt në vendin tonë, jo vetëm fizikisht, por me e ndi sigurinë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Me e parashiku të ardhmen, edhe me e ditë që ajo ardhmëri mundet me sjellë veç të mira. Veç të mira. Ne duam paga më të larta, sikur gjithë të tjerët, për gjithë popullin tonë. Duam pensione më të larta, duam shkolla më të mira, duam spitale më të mira, rrugë më të mira. Duam ushtri më të fortë, duam pasaportë më të fuqishme. Duam ndalje të emigrimit masiv të të rinjve edhe të rejave tona”, u shpreh Gjini mes tjerash.
Ai kritikoi ashpër qeverisjen aktuale qendrore, duke nënvizuar se vendi po ecën në drejtim të kundërt me interesin qytetar. /Klankosova.tv

