Drita ka arkëtuar tri pikë të plota në udhëtim duke mposhtur Llapin me rezultat 1-2, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, transmeton Klankosova.tv.
Kjo shënon fitoren e dytë radhazi për gjilanasit në Superligë, të cilët menaxhuan mirë ndeshjen për të marrë një triumf të rëndësishëm në transfertë, transmeton Klankosova.tv.
Golat e fitores për Dritën u shënuan nga Vesel Limaj dhe Liridon Balaj. Ndërkohë, të vetmin gol për vendasit e realizoi Arbnor Aliu, i cili nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.
Kjo humbje thellon edhe më tepër krizën te skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.
Për llapjanët kjo ishte disfata e tetë këtë edicion, ecuri kjo negative që e vë klubin në një pozitë tejet të vështirë tabelare dhe nën rrezik real për rënie në Ligën e Parë./ Klankosova.tv

