KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten

Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës së saj si Presidente e Republikës së Kosovës.

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.

"Në letrën e urimit, Presidenti i Hungarisë, Z. András Baka ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij  për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon, duke theksuar kontributin ushtarak të vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it", thuhet në njoftim.

Kurse presidenti i Republikës së Letonisë,  Edgars Rinkëviës, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.