KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Humb ndjenjat një protestues pas hedhjes së gazit lotsjellës

Humb ndjenjat një protestues pas hedhjes së gazit lotsjellës

Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca.

Raportohet se ai është ndihmuar fillimisht nga qytetarët e pranishëm dhe më pas është vendosur në barrelë. Nuk dihet nëse gjendja e tij është shkaktuar nga gazi apo nga ndonjë problem tjetër shëndetësor.

“Një nga protestuesit është shtrirë në tokë, nuk e dimë nëse është goditur gjatë kohës që ka vrapuar teksa është hedhur gazi lotsjellës. Ndihmohet nga protestuesit. Protestuesit kërkuan ndihmën e parë te efektivët pranë MAS. Është vendosur në barrelë. Është një zotëri në moshë të mesme. Nuk ka dëmtime në kokë. Kjo është situata deri më tani”, raporton A2cnn.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Kledi Hoti, tha se protestuesit i kishte rënë të fikët nga gazi dhe se në një moment nuk i kishte ndjerë pulsin.

“I ka rënë të fikët nga gazi. Nuk kishte puls, më shtrëngoi dorën. Por nuk e dimë çfarë problemesh ka, por kishte një operacion”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.