KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkon mbi 100 numri i të arrestuarve gjatë protestave në Francë

Shkon mbi 100 numri i të arrestuarve gjatë protestave në Francë

Mbi 100 persona janë arrestuar në Francë, ndërsa në gjithë vendin janë zhvilluar protesta ku kanë marrë pjesë afro 33 mijë persona.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, gjatë ditës janë regjistruar 140 aksione të ndara, ndërsa deri më tani janë arrestuar 166 persona.

Ministria ka deklaruar se protestat janë shoqëruar me akte dhune nga persona të maskuar në qytete si Parisi, Marseja, Rennes, Toulouse dhe Angers, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Sipas autoriteteve franceze, disa protestues dyshohet se kanë tentuar të kryejnë plaçkitje, kanë sulmuar policinë, kanë shkaktuar zjarre dhe kanë vënë në shënjestër institucione shtetërore.

Po ashtu, është raportuar për dëmtimin e një stacioni policor në Marsejë.

Forcat e sigurisë kanë reaguar, ndërsa Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se ekziston një probabilitet i lartë që grupe të ekstremit të majtë të tentojnë ta përshkallëzojnë situatën gjatë marshimeve të pasdites.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.