Përshkallëzohen tensionet gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Një efektiv policie raportohet se është lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital.
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
Më herët, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë.
Burimi: klankosova.tv ↗

