Një kamion u kaplua nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova” sot në mesditë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për “Zërin” se në këë aksident nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident), të ndodhur në autostradë (drejtimi Prizren-Prishtinë, zonë e Malishevës). Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Krasniqi. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

