KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Llapi dhe Drita luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Llapi dhe Drita luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Llapi dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen e cila e hap xhiron e 10-të dhe pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 14:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje me një formë katastrofike me vetëm një fitore nga nëntë ndeshjet e para dhe pas tri humbjeve radhazi dhe një barazimi, synon t’i kthehet tri pikëve për t’i ikur fundit të tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut ka pasur formë të luhatshme në ndeshjet e fundit, por pas fitores së madhe në udhëtim te Ballkani, synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe pse jo të kthehet me tri pikë nga Podujeva.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme. Llapi: Grote; Aliu, Sorensen, Idrizi; Emini, Kolgeci, Ramadani, Hasani, Selimaj; Ademi, D’Almeida;

Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bytyqi, Pëllumbi, Sheji; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Krasniqi, Balaj;

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.