NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë vazhduar pastrimin e kanalit të ujërave të reshjeve në fshatin Graboc, me qëllim të mirëmbajtjes së tij dhe përmirësimit të rrjedhës së ujit.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, këto aktivitete janë pjesë e angazhimeve për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe hapësirave publike në qytet dhe në fshatrat përreth.
Pastrimi i kanaleve të ujërave atmosferikë kontribuon në lehtësimin e rrjedhës së ujit dhe në parandalimin e bllokimeve të mundshme.
“NPL kujdeset për qytetin, fshatrat dhe qytetarët!”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

