Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka komentuar deklaratat e presidentit të La Ligës, Javier Tebas, i cili e krahasoi mënyrën se si klubi madrilen kritikon gjyqtarët me teknikat e propagandës naziste.
“E dini tashmë se çfarë mendoj për këtë çështje. Tebas ka hyrë në një fushë ku kërkimfalja është e pranueshme vetëm në rastet klinike”, deklaroi Mourinho.
Portugezi shtoi se tifozët e Real Madridit e kuptojnë se me çfarë po përballet klubi, duke theksuar prestigjin e madh që kanë futbolli spanjoll dhe skuadra madrilene në arenën ndërkombëtare.
“Duke pasur parasysh edhe prestigjin e jashtëzakonshëm që ka futbolli spanjoll në botë, Kupën e Botës dhe klubin më prestigjioz, është më mirë të ndalem këtu”, përfundoi Mourinho.
Për ndeshjen ndaj Sevillas, trajneri pranoi se disa lojtarë janë të lodhur, por theksoi se do të ketë mundësi të bëjë ndryshime në formacion. Ai vlerësoi edhe punën e trajnerit Luis García dhe u shpreh se Reali synon fitoren.
Mourinho foli edhe për Vinicius Juniorin, duke thënë se braziliani e pati të vështirë ndaj Romës për shkak të mënyrës së organizimit të kundërshtarit.
Megjithatë, ai beson se Vinicius mund të jetë titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën. /Zëri

