Gjithsej 541 kundërvajtje për drejtim automjeti me shpejtësi mbi shpejtësinë e lejuar janë regjistruar në një kontroll të përforcuar aksionar të kryer nga Ministria e Brendshme në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në të gjithë vendin.
Siç njoftoi Ministria e Brendshme, nga numri i përgjithshëm i shkeljeve, 250 lidhen me tejkalimin e shpejtësisë jashtë zonave të ndërtuara, ndërsa 291 shkelje u regjistruan në zona të ndërtuara.
Gjatë kontrollit u zbuluan edhe 58 lloje të tjera të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Për të gjitha shkeljet e identifikuara u morën masa të përshtatshme në përputhje me rregulloret ligjore.
Ministria e Brendshme informon se kontrollet e përforcuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në të gjithë vendin.
Njëkohësisht, u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe ta përshtatin menaxhimin e automjeteve të tyre me kushtet e rrugës, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

