Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka publikuar një video nga takimi i Ivica Daçiqit me zyrtaren ruse Maria Zaharova, ndërsa thekson se deklarata e tyre është kërcënim i hapur për Kosovën.
Ramadani në një postim në Facebook shkruan se Kosova dhe miqtë e Kosovës duhet të reagojnë ashpër.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Kërcënim direkt nga Kremlini dhe Daçiqi.
Nuk është asgjë më pak se kërcënim direkt kjo fjali, kjo video, ky mesazh nga Maria Zaharova e Kremlinit dhe Ivicia Daçiq nga Serbia.
“Dua t’ju them atë që ma thonë shumë miq serb: Kosova është Serbi!”, thotë Zaharova e Vladimir Putinit, gjakatarit të kohës së sotme.
Ky trashaluq i vogël dhe i rrumbullakët, ka qenë zëdhënësi i Millosheviqit.
Kosova dhe të gjithë miqtë tanë duhet të reagojmë ashpër. Kjo nuk është shaka, është kërcënim i hapur. /Telegrafi/

