KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestat në Shqipëri, AMP-ja nis hetimet për veprimet e Policisë

Protestat në Shqipëri, AMP-ja nis hetimet për veprimet e Policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimin e rasteve të dyshuara për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të AMP-së, punonjës të agjencisë kanë qenë të pranishëm në terren gjatë protestave, ku kanë evidentuar raste konkrete. Gjithashtu, janë administruar pamje filmike të transmetuara nga mediat dhe të publikuara në rrjetet sociale.

Materialet e mbledhura do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

AMP bën të ditur se për rastet e evidentuara po vazhdojnë veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, ndërsa rastet që përmbajnë elemente të veprave penale po trajtohen nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Agjencia thekson se do të vazhdojë monitorimin dhe verifikimin e rasteve që lidhen me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e policisë, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.