KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka vazhduar aksionin për identifikimin e konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj kompanisë në qytetin e Gjakovës.
Sipas njoftimit, ekipet e kontrollit dhe të shkyçjes u kanë dhënë vërejtje disa konsumatorëve, ndërsa të tjerët, të cilët ishin paralajmëruar më herët, janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.
Kompania ka bërë të ditur se në mesin e konsumatorëve me borxhe ka pasur edhe raste kur detyrimet e papaguara kanë arritur deri në 3,800 euro.
KRU “Gjakova” ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i shlyejnë borxhet e tyre.
“ Nuk do të ketë tolerim ndaj mospagesës së obligimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

