Serie A vazhdon sot me tri përballje interesante në kuadër të xhiros së shtatë, ku në fushë zbresin Napoli, Interi dhe Roma, me synimin për të marrë pikët e plota.
Në orën 15:00, Venezia që ende është pa pikë, por me trajner të ri, përballet me Napolin, që kërkon të konfirmojë ambiciet e tij për të qenë protagonist në kampionat.
Nga ora 18:00, Bologna dhe Interi takohen në një duel që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione, siç ka ndodh gjithmonë. Kampionët synojnë të vazhdojnë garën për kreun e tabelës, por Bologna do të përpiqet t’ua vështirësojë punën.
Dita e shtune mbyllet në orën 20:45 me ndeshjen Roma-Genoa. Të dyja skuadrat kërkojnë një rezultat pozitiv, sidomos Genoa që të largohet nga fundi i tabelës kurse Roma pa sulmuesin Malen, dëshiron maksimumin.
Tri përballje që premtojnë emocione në futbollin italian, direkt dhe ekskluzivisht në ArtMotion.

