KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektohen punimet e asfaltimit në rrugën Junik–Gjeravicë

Inspektohen punimet e asfaltimit në rrugën Junik–Gjeravicë

Komuna e Junikut ka njoftuar se kanë vazhduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Gropa e Erenikut deri te Lugu i Gjatë, në kuadër të rrugës Junik–Gjeravicë.

Sipas njoftimit të komunës, punimet në këtë segment janë inspektuar nga afër nga kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qasjes në këtë zonë, e cila karakterizohet nga vlera të veçanta natyrore dhe potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.

Asfaltimi i këtij segmenti pritet të kontribuojë në përmirësimin e qarkullimit dhe të qasjes për banorët dhe vizitorët që frekuentojnë zonën e Junikut dhe Gjeravicës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.