KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raportohet se dy protestues nga Kosova janë arrestuar në Tiranë: “Jemi simpatizantë të Albin Kurtit”

Raportohet se dy protestues nga Kosova janë arrestuar në Tiranë: “Jemi simpatizantë të Albin Kurtit”

Dy protestues nga Kosova janë arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë, ka raportuar KlanTV.

Sipas këtij raportimi, në stacionin policor, ata kanë deklaruar se “janë simpatizantë të Albin Kurtit” dhe kanë udhëtuar nga Prishtina drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në protestë.

Të arrestuarit, D.B. 21-vjeç dhe E.S. 20-vjeç, kanë pohuar gjithashtu se në autobusin me të cilin udhëtuan kishte edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit.

“Jemi simpatizantë të Kurtit. Erdhëm nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë shqiptare. Duam një qeveri pro politikave të Vetëvendosjes. Bashkë me ne në autobus ishin edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit”, kanë deklaruar ata në komisariat, sipas KlanTV.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.