KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Suspendimi i tre policëve, “i kërkuan vajzës të shkojnë në motel” (VIDEO)

Suspendimi i tre policëve, “i kërkuan vajzës të shkojnë në motel” (VIDEO)

Një rast i veprës penale të ngacmimit seksual dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës së të enjtes në Prishtinë.

Sipas informacioneve zyrtare, tre zyrtarë policorë dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një vajzë.

Ndërkaq, gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate.

Krejt ngjarja po thuhet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, ku vajza me këtë rast kishte dalë nga një klub nate dhe ishte nisur në drejtim të shtëpisë. Me të hasur në patrullën e policisë, e ndalën atë. Sipas burimeve, thuhet se të njëjtës i kërkuan edhe dokumentet e identifikimit. Meqë e njëjta nuk i kishte të gjitha dokumentet, u tha se në këtë rast policët i kanë kërkuar asaj edhe emrin nëpër rrjetet sociale. Kështu, thuhet se të njëjtit i kanë kërkuar vajzës që të vazhdojë në Çagllavicë edhe më pas të kryejnë edhe marrëdhënie seksuale në ndonjërin nga motelet e asaj zone dhe më pas pra krejt ngjarjen e kishte treguar vajza te një e afërme, e cila poashtu kishte rastisur të jetë police që me rastin ishte marrë vetë ajo”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna tre zyrtarë policorë të dyshuar për këtë rast penal, të cilësuar nga IPK si "ngacmim seksual" dhe "kontrollim i kundërligjshëm".

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.