KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Atmosferë e rënduar te Manchester United, anulohet darka e skuadrës

Atmosferë e rënduar te Manchester United, anulohet darka e skuadrës

Situata te Manchester United vazhdon të jetë e tensionuar pas humbjes 2-0 ndaj Atlético Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve të mediave angleze, futbollistët e Unitedit kanë anuluar darkën e përbashkët që ishte planifikuar për të enjten, në një moment kur skuadra po kalon një periudhë të vështirë dhe ka pesë ndeshje radhazi pa fitore.

Tensionet janë shtuar pas kritikave të Lisandro Martínezit ndaj drejtuesve të klubit, veçanërisht drejtorit të futbollit, Jason Wilcox, për mungesën e investimeve dhe përforcimeve të duhura.

Mbrojtësi argjentinas më pas kërkoi falje për mënyrën se si u shpreh, por qëndrimi i tij pasqyron pakënaqësinë që ekziston brenda skuadrës.

Manchester United tani synon të reagojë në ndeshjen e radhës kundër Leeds Unitedit, për t'i dhënë fund krizës së rezultateve. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.