KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nikollë Ukaj nga Kosova nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Lidership Humanitar

Nikollë Ukaj nga Kosova nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Lidership Humanitar

Nikollë Ukaj, me origjinë nga Kosova, është nderuar me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” në Lidership Humanitar, në një ceremoni solemne të mbajtur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ukaj përmes një postimi, ku ka shprehur mirënjohjen për këtë vlerësim, të cilin ia ka ndarë Centro Universitario de Ciencias e Investigación (CUCI).

Ai ka falënderuar rektoren e këtij institucioni, Dr. María Guadalupe Jiménez Armenta, si dhe drejtuesen e IPPDR-së, Dr. Andrise Bass, për dorëzimin e titullit.

Në ceremoninë e ndarjes së titujve të nderit ishte i pranishëm edhe ish-senatori amerikan Raymond J. Lesniak.

Ukaj ka thënë se këtë vlerësim e pranon me përulësi, duke e konsideruar një motivim për angazhimin e mëtejshëm në shërbim të komunitetit.

“E pranoj këtë vlerësim me përulësi dhe si motivim për angazhim të mëtejshëm në shërbim të komunitetit”, ka shkruar Ukaj./Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.