KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tension dhe përplasje edhe në ditën e katërt të protestës në Tiranë

Tension dhe përplasje edhe në ditën e katërt të protestës në Tiranë

Është përshkallëzuar në përplasje të forta protesta që mbahet në ditën e katërt të saj në Tiranë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një arenë beteje, pasi protestuesit u zhvendosën gjatë pasdites përpara Kryeministrisë.

Ata hodhën gurë, pllaka trotuari dhe sende të tjera ndaj forcave të policisë, ndërsa vijuan me sulmet ndaj institucioneve.

Ky është momenti kur këta të rinj të maskuar tentojnë të shpërthejnë derën e Kryesisë së Kuvendit për t’u futur brenda.

Nuk munguan hedhjet me gurë sërish drejt bizneseve te kullat binjake. Për të shpërndarë turmën, policia u përgjigj me ujë e sasi të mëdha gazi lotsjellës.

Këtë të premte protesta nisi në mesditë, teksa protestuesit marshuan fillimisht në rrugët e kryeqytetit, duke shkatërruar tabela dhe objekte publike. Koshat e mbetjeve i kanë hedhur në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin.

Në rrugën e Kavajës shkulën edhe kangjellat pranë trotuareve. Marshimin e ndalën tek Ministria e Arsimit, e cila edhe në këtë ditë të katërt është sulmuar sërish nga protestuesit.

Ata përdorën gurë dhe sende të forta drejt godinës së Ministrisë. Më pas situata u tensionua, kur protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë .

Kordoni i efektivëve iu përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Nuk munguan edhe përplasjet e protestuesve me policinë.

Në këtë ditë të katërt të protestës përplasjet dhe aktet e dhunës vijojnë të jenë të forta. Për të neutralizuar turmat, policia bën vazhdimisht thirrje, duke u thëne se efektivët po bëjnë vetëm detyrën dhe nuk mund të lejonte që të sulmohen institucionet./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.