KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoxha: Në protestë ka agjentë të huaj, por nuk e nxisin ata

Hoxha: Në protestë ka agjentë të huaj, por nuk e nxisin ata

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në protestë ka agjentë të huaj.

Sipas tij, e çuditshme do të ishte nëse agjenturat e huaja nuk do të ishin të pranishme në këtë protestë.

Megjithatë, Hoxha theksoi se nuk janë agjenturat e huaja ato që po nxisin protestën, por vetë shqiptarët, të cilët kanë vendosur t’i thonë “stop” qeverisë.

“Nëse agjenturat e huaja, kur ndodh një situatë e tillë, nuk përfshihen, do të ishte e çuditshme. Grekët dhe serbët janë këtu. Ata po e shohin situatën, nuk e kanë nxitur ata. Shërbimi kryesor që na ruante ishte shërbimi që na shkriu Gysi. Gysi e ka zbërthyer këtë vend deri në qelizë. Vendin e kanë zhytur me SHIK-un, me policinë, me Kadastrën. Pse po goditen godinat? Po ne na i kanë nxjerrë godinat jashtë. Nëse vendin kanë vendosur ta djegë kjo qeveri, qytetarët po i thonë stop. Nëse ka agjenturë të huaj dhe Edi Rama nuk e ka zbuluar, është prapë përgjegjësi e Edi Ramës”, tha Hoxha në Vizion Plus.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.