KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tetori Rozë, thirrje për kontrolle të rregullta

Tetori Rozë, thirrje për kontrolle të rregullta

Numri i rasteve të reja të kancerit të gjirit në Kosovë deri në tetor është përafërsisht i njëjtë me vitet paraprake, ndërsa deri në fund të vitit pritet të arrijë në 460 deri në 470 raste. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, i cili si shqetësim veçon rritjen e rasteve te grupmosha 40 deri në 50 vjeç. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se vitin e kaluar mbi gjysma e pacientëve janë diagnostikuar në fazat e para të sëmundjes, kur mundësitë për trajtim janë më të mëdha.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Klinika e Onkologjisë shpalosi bilancin e deritanishëm të rasteve të reja. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Ilir Kurtishi, dinamika e përhapjes së sëmundjes mbetet pothuajse e njëjtë me vitet paraprake, duke treguar një stabilitet në krahasim me vitet 2024 dhe 2025. Lajm inkurajues për shëndetësinë kosovare mbetet fakti që vendi ynë vazhdon të mbajë incidencën më të ulët të kancerit të gjirit në nivel rajonal.

“Në muajin tetor, kemi regjistruar përafërsisht numër të njëjtë si në vitin 2024-2025, që tregon se ka njëfarë ndalje të trendit të këtyre sëmundjeve. Ndoshta deri në fund të vitit mund të kemi një përqindje 2-3% më shumë se vitet paraprake”, Ilir Kurtishi, drejtor i Onkologjisë

Megjithatë, një shqetësim për institucionet shëndetësore mbetet rritja e rasteve të reja në grupmoshat më të reja, veçanërisht te personat nga 40 deri në 50 vjeç. Ndërkohë, përmirësimi i qasjes në trajtim dhe sigurimi i barnave mbeten ndër sfidat kryesore të Klinikës së Onkologjisë.

“Normalisht, ka periudha kur përkohësisht mund të kemi ndalesë përkohshme të këtyre barnave, por shumica nga to janë të pranishme në klinikë” , Ilir Kurtishi, drejtor i Onkologjisë

Rëndësia e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm ishte në fokus edhe të konferencës ndërkombëtare ‘Karcinoma e Gjirit dhe Sfidat e Tij’, të organizuar nga Shoqata e Teknikëve të Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë.

“Duhet të ndiheni krenarë me atë që tani mbi gjysma, vitin e kaluar 53.4% e pacientëve po diagnostikohen në fazën e parë dhe të dytë, kur shanset për trajtim janë jashtëzakonisht të mëdha”, Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë.

 “Tetori Rozë na kujton se ndërgjegjësimi, kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi i hershëm janë hapa të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të gjirit, prandaj është përgjegjësi e të gjithë neve që të  kontribuojmë në informimin, parandalimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore”, Valmira Rexhepi-Sllamniku, kryetare e SHTOK-ut

Në nivel kombëtar, mbi gjysma e rasteve të kancerit të gjirit po arrijnë të zbulohen në fazat e hershme, të parën dhe të dytën, gjë që rrit ndjeshëm mundësinë e mbijetesës dhe shërimit të plotë./rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.