KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen n’dorë të Presidentes (VIDEO)

Ligji për Specialen n’dorë të Presidentes (VIDEO)

Vetëm një muaj pas verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndryshimet në Ligjin për DhSK kanë mbërritur në Zyrën e Presidentes për dekretim.

Kuvendi i Kosovës ka kaluar tashmë plotësim-ndryshimet e ligjit, ndërsa tani gjithçka varet nga hapi i radhës i shefes së shtetit, raporton Klan Kosova.

Këshilltari për media, Bekim Kupina, ka konfirmuar se ligji është përcjellë në Presidencë dhe se Justina Shiroka-Pula do t'i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

Deputetët e subjekteve të ndryshme politike presin që dekretohet në afat rekord, duke parë se kishte harmoni të plotë mes grupeve parlamentare gjatë votimit në Kuvend.

Përveç ligjit që pret “amin-in” presidencial, pas zhvillimeve në Hagë, Qeveria e Kosovës ka themeluar një grup punues gjithëpërfshirës për një strategji shtetërore.

Ky grup punues do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, ndërsa anëtarët e tjerë pritet të caktohen gjatë javës së ardhshme.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.