KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fondi i Kosovës për Efiçiencë: Mbyllet pako e mbështetjes për energji (VIDEO)

Fondi i Kosovës për Efiçiencë: Mbyllet pako e mbështetjes për energji (VIDEO)

Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga pakoja mbështetëse për energjinë, e cila është financuar nga Bashkimi Evropian me një fond prej 75 milionë eurosh. Kjo ndihmë është vlerësuar si një lehtësim i madh financiar për qytetarët gjatë muajve të dimrit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen, theksoi se këto fonde nuk kanë shërbyer vetëm për të kaluar një sezon dimëror, por përfaqësojnë investime afatgjata për të ardhmen, raporton Klan Kosova.

Nga ana e tij, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka konfirmuar se ky bashkëpunim i ngushtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke synuar përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset vendase.

Këto marrëveshje e kanë lehtësuar ndjeshëm barrën financiare të qytetarëve, ndërsa zyrtarët kanë rikujtuar se ky nuk është investimi i vetëm i BE-së në Kosovë, pasi mbështetje të ngjashme e të vazhdueshme janë realizuar që nga paslufta e vitit 1999.

Detajet në storien vijuese:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.